fbpx
>
Rreth Nesh

Velvet Curtains and Interior Design u themelua në 1997 si një biznes familjar, duke u bërë një lider në industrinë e tekstileve për arredimin e brendshëm. Ne hapëm dyqanin tonë të parë në Tiranë më shumë se 23 vjet më parë dhe tani ofrojmë produktet dhe shërbimet tona në të gjithë zonën e Ballkanit. Kemi zgjeruar bashkëpunimin tonë me kompani nga Italia, Greqia, Franca, Gjermania dhe Turqia duke importuar nga më shumë se 15 vende të ndryshme, produkte që përfaqësojnë më së mirë kërkesat dhe krijimtarinë e klientit tonë.

Koleksionet tona janë rezultat i një pune të detajuar dhe të qëndrueshme kërkimore nga ekipi ynë profesional. Ne ofrojmë të gjitha llojet e tekstileve, të gjitha llojet e ngjyrave dhe materialeve gjithnjë duke zgjedhur më të mirën për klientët tanë dhe hapësirat e tyre krijuese.
Ne frymëzohemi nga hapësirat që kërkojnë kujdesje të veçantë, produkte me cilësi shumë të lartë, duke sjell atë që klienti ka nevojë për të na bërë një referencë të sigurtë.
Frymëzimi dhe origjinalitetit udhëheqin produktet tona për dekorin e çdo hapësire në jetën tuaj.
Ne jemi prezent në treg falë katalogjeve tanë dhe mostrave pafund, duke treguar modelet dhe ngjyrat e çdo koleksioni në efektin më të mirë. Mostrat tona përdoren nga shitës me pakicë, arkitektë dhe dizajnerë të brendshëm nga të gjitha zonat përreth.
Ekipi ynë i brendshëm i arkitektëve ka një pasion për arredimin e brëndshëm, modern, minimalist, të kombinuar me arkitekturën tradicionale në cdo kohë. Ne përpiqemi të krijojmë dizajne të bukura që janë të pranueshme për klientin, respektojnë mjedisin dhe plotësojnë nevojat e jetës moderne.
Eja na vizitoni dhe na takoni personalisht. Vizitoni showroomin tonë dhe humbisni në koleksionet tona.

Cfare ofrojme?

Pse te zgjidhni Velvet ?

Start typing and press Enter to search

Shopping Cart

No products in the cart.