LOADING...

Grila

 

Koleksioni ynë  përfshin shumëllojshmëri të ngjyrave, modeleve dhe materialeve të njohura. Roller -at do ti gjeni me tone nga ato neutrale deri tek tonet më të ndezura.

Tek Velvet Curtains and Professional Interior Design do të gjeni pëlhura cilësore dhe me dizajne unike.  Ne do ju ndihmojmë të bëni zgjedhjen e duhur për preferencat tuaja. Rollerat janë të përshtatshme për ambjente si shtëpi, zyra e hoteleri. Copat tona fillojnë nga ato të tejdukshme apo dhe copa më të trasha.

Kombinimet më të fundit për ambjentet e shtëpisë tuaj! Materiale dhe modele të një cilesie të lartë duke ju mundësuar një arredim perfekt.Ne ofrojmë një gamë të plotë te grilave: romake (textil), veneziane prej druri,veneciane prej alumini,grila roller, grila vertikale, dhe grila me rreshqitje.

Grila Romake:Kur hapësira është një pengesë grilat romake jane zgjidhja ideale. Të ngrohta dhe elegante, ato mund tëbëhen nga çdo tekstil që përputhet me perdet ose stilin tuaj. Jeni të ftuar të zgjidhni nga koleksionet tona të gjëra të textileve per te realizuar ne menyre ideale grilen tuaj.

Ne përdorim materiale nga me te ndryshmet, copa tyl apo te trasha, lisho ose me design qe perballojne mire diellin ose lejojne driten te futet brenda dhomes tuaj. Jemi ne dispozicionin tuaj per realizimin ne perfeksion te mekanizmit. Ju asistojme ne cdo moment, qe nga zgjedhja e textilit deri te montimi final I griles.

Grila druri veneciane:Druri venecian është bërë nje nga grilat optimale e cila gjen aplikim si ne ambjentet familjare ashtu dhe ne ato komerciale. Këto grila janë kryesisht nga druri I importuar. Ky dru ofron kombinimin më të mirë tëpeshës, stabilitetit dhe pamjes, dhe është i ngjyrosur dhe i veshur me standardet më të larta. Druri venecian kombinon anen estetike dhe funksionalitetin e jashtëzakonshëm.

Grila alumini veneciane:Preferencat moderne, bejne qe grilat veneziane alumini te jene produkti më i madh i shitjes. Linjat dheefektet mbresëlënëse të kontrollit të lehte te tyrei bejne keto si zgjedhje të preferuar për shumicën eambjenteve të brendshme moderne. Në hapesirat ku dielli eshte i pranishem per nje kohe te gjate dhe vapa behet e padurueshme, grilat veneziane alumini jane opsioni me I mire ne dispozicion.

Grilat alumini veneciane janë të disponueshme në një gamë të gjerë ngjyrash. Vizitoni showroomin tone
per me teper informacion.

Grilat vertikale:Për shumicën e ambjenteve me dritare ose dyer rrëshqitëse, grilat vertikale jane ende zgjidhja mëpraktike dhe me kosto efektive për mbulimin e hapesirave të mëdha. Me aftësinë për të bllokuar pamjen ose dritën nga njëra anë ose tjetra, grilat vertikale kanë cilësi unike, me një gamë të larmishme ngjyrash dhe teksture pëlhure duke shtuar në shkallën e filtrimit të lehtë te drites.

Këto jane një nga llojet e para të grilave të prodhuara ndonjëherë, dhe thjeshtësia e tyre funksionale dhe efekti i bën ato ende një zgjedhje popullore për ambjente të caktuara.

Nëse keni nevojë për një pamje ose deshironi te bllokoni diellin vetëm për një kohë të caktuar, grilat roller jane I vetmi produkt i përshtatshëm, pasi ajo rrotullohet lehtesisht atehere kur ju duhet.

Në ditët e sotme, grilat roller janë në dispozicion si me mekanizmat e meparshem ashtu dhe me mekanizma te rinj dhe modern qe I ben ato shume te thjehsta ne perdorim. Duke mbajtur jashtë efektin demtues te nxehtësisë dhe diellit, mobiljet, dyshemet, fotografitë dhe veprat tuaja te artit, mbrohen nga venitja e pakthyeshme.

 

Velvet Curtains & Professional Interior Design

roller, Perde velvet
roller, Perde velvet

Warning: Missing argument 2 for Loft_Theme_Features::loft_wp_title_filter() in /home/perdevelvet/public_html/wp-content/themes/loft/functions.php on line 400